Pavol Janik

1956 / Bratislava

New York (Albanian)

Në një pasqyrë të rrafshët
Të gjirit të pispillosur
Shënjat e një qyteti kockëdalë
Që I ngul thikën qiellit të shëndritshëm

Në detin e shëndritëshëm të llampave
Duke këkruar flirt lëvrijnë varkat
Fërgëllojnë mahnitëshëm
Në këmbët e tua të shqetësuara
duke lundruar në ultësirën e kuvertës
së një brocade me veshjen e mbrëmjes

Papritur, të humbet tjetri
Si gjilpëra në kashtë

Diçka kemi marrë me vete —
zgjatin lumuzinat
lodrojnë ketrushët në 'Central Park'
dhe trupi i metaltë i lirisë së vdekur.

Në Nju Jork gjithçka të bëhet lëmsh
Mbrëmjet e shëndritëshme llapsin.
Shkëlqen njëmijë armëshi i mega qytetit
Shkruan mesazhi i Ajnshtajnit rreth
shpejtëisë së dritës
çdo mbrëmje nëpër llapsien e sipërfaqes së
ujit

Dhe sërish përpara muzgut
përmbushet ekrani i argjentë
i qiellit të Nju Jorkut
me hektolitrat e gjakut të Hollivudit

Deri ku arrin perandoria e xhamave dhe
mermereve?

Deri ku nishani i rraketave të larta të
grataçieleve?

Zoti blen një 'hot dog'
Poshtë një rruge gjashtëdhjetë katëshe

Zoti është një zezak
Që dëshëron kolorin gri të konkretes

Dielli i tij ka lindur prej tij vetë
në një kuti kartoni
nga lloji më i ri i skllavit
200 Total read