Pavol Janik

1956 / Bratislava

Engjëlli dallohet nga pendët (Albanian) -

(Për prindërit e mi, që kanë shkuar, që s'janë më)

Në thellësirat e intimiteteve të mia shfaqen
skelete
dhe e gjith memoria ime e qelqët dridhet.

Në fund të heshtjes për të dëgjuar shiun e
vitit që shkoi
se si ai diktonte pëshpëritje
— Telegrami i tij i pakuptueshem:
Një grup engjëjsh të trishtuar
po rënkojnë nën ndriçimin e e hënës.

Lumi - drejt theqafjes nga mërzia,
shpirti që po vdes i ujit
gremiset teposhtë
për te shtrati i tij i qetë.

Ndjej mëshirë
pas eksplozionit të gjakut
—kanë hyrë nëpër venat e mia
ëngjëjt supersonikë
ardhur nga të vdekurit.

Motorrat e tyre shurdhonjës
fillojnë që në trurin tim.

Kur ata ngrihen
nis qetësia më e thellë
gjatë së cilës më bëhet se dëgjoj
se si ata derdhin nëpër parket
perlat e distancës

Shfaqja e mëngjesit me loë të ngrirë
nguros në sytë e mi
që ende kanë kaq vjeshtë.

Lahi, Riza
212 Total read